Sipas statistikave nga ONS, British Istat, Mbretëria e Bashkuar ka tejkaluar Italinë për sa u përket numrit të vdekjeve nga Covid-19.
Kështu Britania e Madhe ka numrin më të madh të viktimave të shkaktuara nga koronavriusi në Evropë, plot 32 mijë ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali është 29.079.
Vlerësimi i ri i ONS erdhi pasi u përllogaritën vdekjet e regjistruara më 27 prill duke u shtuar edhe vdekjet e klasifikuara të dyshuara për shkak të infeksionit nga koronavirusi.
Kështu numri total është marrë sipas certifikatave të regjistrimit të vdekjes ku përmendej Covid-19.





