Një fasoneri në Tiranë është mbyllur, ndërsa 4 persona janë të prekur me COVID 19, punonjës të këtij sektori.
Lajmin e dha Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë përditësimit të situatës së koronavirusit këtë të premte.
“Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot kemi vetëm 4 persona të prekur me COVID 19, të cilët kanë punuar në fasoneri në Tiranë. Inspektoriati Shëndetësor ka vijuar me kontrollet e tij dhe është mbyllur një fasoneri në Tiranë.”
E pyetur se saa raste të reja janë që kanë lidhje me fasoneritë, Daja u shpreh:
“Gjatë 24 orëve të fundit kemi patur 4 raste pozitive me COVID19 në Krujë, të cilat kanë lidhje me fasoneritë e këtij qyteti.”





