Kryeministri Edi Rama shkoi për të inspektuar punimet e qendrës së Fierit ku është pritur me protesta, pavarësisht se masat kundër COVID-19.
Mësohet se punonjës të rafinerisë së naftës dhe përfaqësues të Partisë Demokratike dolën për të protestuar kundër kryeministrit Rama.
Në videon e publikuar nga BalkanWeb dëgjohen thirrjet e qytetarëve: “Rama ik, Rama ik”.
Të pranishme ishin edhe forcat e policisë, të cilat bënë thirrje për të mos u grumbulluar ndërsa shoqëruan disa persona.





