Një bebe e ardhur në këtë botë para kohe dhe me peshë vetëm 900 gramë, pas një qëndrimi më shumë se dy mujor në spitalin e Durrësit është larguar prej tij në gjendje shumë të mirë dhe me peshë 2100 gramë.
“Buzeqeshja e nje femije eshte melodia me e bukur ne bote”, ne keto dite te veshtira ku te gjithe flasim per demet qe ka shkaktuar Covid -19 kemi dhe gjera te bukura per tju treguar nga puna ne SRD.
Me date 10 shkurt nena me iniciale XH.M lindi femijen e pare parakohe ne Maternitetin e Spitalit .
Bebi lindi : me peshe 900 gr Imature 24 javesh.
Pas qendrimit ne Terapi Intensive nen perkujdesin spitalor per dy muaj e 11 dite arrine tja dale mbane dhe te lere spitalin me date 21 prill, me peshe 2100 gram. Kenaqesi kur lodhjes tone i shtohen dhe falenderimet e panumerta te prinderve”,- shkruhet në postimin e spitalit rajonal Durrës.
Nuk kishte si të mos mungonte edhe një tortë falenderimi për mjekët, për punën e tyre të përditshme në shërbim të pacientëve të mëdhenj e të vegjël.





