Gazetari Trashgim Sokolaj, i ftuar në edicionin e lajmeve në RTV Ora,u shpreh se ngjarja e Durrësit është tipike mafioze ka elementë të ndërthurur të krimit të organizuar.
Sokolaj tha detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë, duke pohuar se për rreth 40 minuta dy vëllezërit janë ndjekur nga makina e atentatorëve, madje në një moment ka pasur edhe komunikim me njërin prej tyre.
Tashgim Sokolaj: Ngjarja e Durrësit është tipike mafioze ka elementë të ndërthurur të krimit të organizuar. Vëllai i madh që rezulton dhe bashkëpronar në aktivitetin e shitblerjes së automjeteve, dhe këmbimi valutor, dhënia me qira e automjeteve dhe karrotreci. Ai është person me precedentë penalë dhe i skeduar në të paktën tre shtete, Greqi, Francë dhe Holandë. Është i depërtuar nga Franca dy vite më parë pasi kishte përfunduar proceset ligjore lidhur me aktivitetet atje dhe policia dyshon se aktivitetin kriminal e ka vazhduar edhe në Durrës gjatë viteve të fundit.
Për rreth 40 minuta dy vëllezër janë ndjekur nga makina e personave i ka goditur dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se automjeti në momentet finale, pak çaste para se të kishim të shtënat me armë. Ka ndaluar automjetin dhe ka pasur komunikim me njërin nga autorët. Pasi nga vendi i ngjarjes dëshmitë janë se janë 3 persona: Drejtuesi i automjetit që ka qenë Toyota pa targa me ngjyrë gri dhe dy personat që kanë qëlluar. Njëri prej tyre ka zbritur nga Toyota dhe vëllezërit meqë e kanë ndaluar makinën para të shtënave mendohet se ka pasur komunikim. Kjo në bazë të deklarimeve që kanë dhënë 4 nga kolegët e viktimave, pronarë makinash që shesin aty dhe pamjet filmike të marra nga 10 kamerat.
Për Sokolaj, ngjarja e Durrësit është shumë e vështirë nga ajo e Lezhës, pasi policia kishte dyshime për aktivitetin e 35-vjeçarit, po nuk kishte arritur të futej deri aty sa të kuptoj që se kush ishin personat që kanë pasur konflikte.
Tashgim Sokolaj: Ngjarja e Durrësit dukesh shumë më e vështirë nga ajo e Lezhës, pasi policia kishte dyshime për aktivitetin e 35-vjeçarit, po nuk kishte arritur të futej deri aty sa të kuptoj që se kush ishin personat që kanë pasur konflikte.





