Nga këqyrja e kamerave të sigurisë mbi vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, policia e Durrësit ka parë një automjet “Toyota” ngjyrë gri të errët, por targën e së cilës nuk ka arritur dot ta fiskojë.

Policia e Durrësit po heton vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia nga Puka, por me banim në Durrës. Uniformat blu kanë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë gjatë rrugës, ku është vënë re se makina e vëllezërve është qëlluar mizorisht nga dy persona ku janë derdhur dhjetëra plumba kallashnikovi.

Makina është bërë shoshë në pjesën para, anën e pasagjerit dhe në anën e pasme. Grupi hetimor ka bërë me dije se të dy vëllezërit ishin qëlluar në kokë dhe trup, ndërsa një ekzekutim i tillë barbar nuk është parë prej shumë kohësh.

Janë shoqëruar rreth 40 persona, dëshmimtarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që mund të kishin.

Vëllezërit Haxhia kanë zyrë Wester Union-i dhe jepnin makina me qira si dhe shërbim karoatreci në Spitallë.