Edhe dita e sotme do të karakterizohet nga moti i kthjellët. Sipas MeteoAlb, vendi ynë pjesën më të madhe do të jetë në dominimin e kthjellimeve gjatë paradites.
Por pritet që vranësirat e lehta të bëhen të dukshme gjatë pasdites dhe në vijim, ku më prezente do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mengjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 6°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.





