IGJEUM ka dhënë detaje lidhur mbi tërmetin e fundit që lëkundi Shqipërinë në mbrëmje, në orën 22.15.

Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit të ndodhur pak më parë ishte në fshatin Derven në Fushë Krujë.

Ndërkohë që magnituda është vlerësuar 3.4 Rihter dhe thellësia e tërmetit ishte 34 km. Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve, lëkundja sizmike ishte 3.1 Rihter.