Një tërmet ka lëkundur Durrësin dhe Tiranën pak minuta më parë. Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 22.15 dhe epiqendra ishte 13 km në veri-perëndim të Shijakut.
Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 3.1 Rihter. thellësia e lekundjes sizmike ishte 2 km.
Ditët e fundit janë regjistruar një sërë lëkundjesh sizmike me epiqendër në Durrës, të cilët kanë pasur kryesisht magnitudë pak më shumë se 3 Rihter.





