Zonja e parë e Amerikës, Melania Trup feston sot ditëlindjen e saj të 50-të, ashtu si shumë të tjerë në karantinë.
Me anë të një postimi në Twitter, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i uroi ditëlindjen bashkëshortes së tij.
“Gëzuar ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e Shkëlqyer!”, shkroi Shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Çifti Trump është takuar për herë të parë në Nju Jork në vitin 1998. Ata u fejuan në vitin 2004 dhe një vit më vonë u martuan. Nga kjo martesë çifti ka dhe një djalë 14 vjeçar të quajtur Barron William.





