Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se hapja e bizneseve do të shoqërohet me rregulla të reja për lëvizjen e automjeteve për asrye pune.
Do të ketë transport për stafin me autobusë ose furgona; leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30; si dhe leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24.
Këto rregulla të reja do të jenë online në platformën e-Albania.
Postimi i plotë i Ramës:
”Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara! Gati “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” në www.e-albania.al
Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për:
Transport për stafin me autobusë ose furgona
Leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30
Leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24
Kujdes! Abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem.
Ndiqni videon orientuese për procedurën dhe të gjitha paqartësitë!”





