Pas më shumë se 60 orë të mbyllur në shtëpi, nga dita e sotme jo vetëm për këmbësorët, por edhe dyqanet që tregtojnë me pakicë do të nisë procesi i hapjes. Nga fillimi i kësaj jave ndryshon edhe orari për lejen për dalje që do të vijojë të merret në e-Albania.
17 aktivitete me pakicë do të lejohen që t’i ngrenë qepenat për t’iu shërbyer qytetarëve në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë në fashën e orarit 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 pasdite.
Por me urdhër të Ministrisë së Ministrisë së Shëndetësisë, çdo biznes që të hënën përfshihet në protokollin jeshil duhet të ketë një “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”, i cili mund të merret elektronikisht në e-Albania. Gjithashtu nga e hëna do të lehtësohet lëvizja në zonat e gjelbërta, të cilat nuk janë të prekura nga coronavirus.





