Këngëtari i njohur durrsak, Qemal Kërtusha ka dhuruar paraditen e sotme një koncert nga ballkoni i tij. Emri i njohur i muzikës së lehtë, shumë i admiruar nga breza të tërë qytetarësh durrsakë, ka menduar një mënyrë origjinale për të kënaqur banorët e karantinuar për 60 orë.

Së bashku me bashkëshorten e tij, Meremen, Kërtusha ka nxjerrë magnetofonin në ballkon dhe e gjitha hapësira mes pallateve në lagjen nr.2 ka kumbuar nga zëri i ngrohtë i Qemalit. Megjithë moshën e thyer, Kërtusha vazhdon të ruajë më së miri zërin melodioz, që e bëri të famshëm me këngën “Të falem i bukuri Durrës”.

Ish-kreu i Këshillit të Qarkut, Seid Kërtusha, ka publikuar në rrjete sociale dy video nga performanca e këngëtarit të njohur, ndërsa nënvizon se “nëse shpirti i njeriut është i ri, mosha e njeriut nuk do të thotë asgjë!”.

“Qemal Kertusha dhe zonja Mereme. Duke pare kete vidio kuptojme se: Ne se shpirti i njeriut eshte i ri, mosha njeriut nuk do te thote asgje. Qemal Kertusha e tregon me se shumti se shpirti ka rendesi mos plaket per me qene gjithmone ne forme ose sic kane qef te thone durrsaket ” belle gamba “
Me kete status deshiroj ti uroj Qemolit dhe Meremes shendet e jete. Ju duam shume cifti simpatik. Ju pershendes”,
– shkruan Seid Kërtusha në rrjete sociale.