Pritej të ankorohej sot në portin e Vlorës, trageti “Galaxy” i linjës Vlorë-Brindisi, i cili do të operonte në transportin e mallrave.

Por nuk ka ndodhur kështu pasi një urdhër të ministrive të linjës ka bere qe trageti te mbetet sërish i pezulluar në Brindisi.

Ka qenë kompania ajo që ka bërë të ditur nisjen e punës në datën 26 pril,l teksa ministritë e linjës e kanë lënë të pezulluar serish lundrimin deri në një urdhër të dytë të tyre.

Momentalisht trageti ndodhet ne Brindisi i ankoruar dhe nuk dihet se kur do të niset drejt Vlorës për të filluar punën.