Sot Durrësi dhe i gjithë vendi do të jetë sërish i gjallëruar, për shkak se në rrugë do të jenë fëmijët deri në moshën 10 vjeç të shoqëruar nga nënat e tyre. Kjo e diel, njësoj si e kaluara, u dedikohet atyre të cilët do të kenë mundësi që të shijojnë diellin, hapësirat e gjelbra pas një jave të mbyllur në shtëpi, si një masë mbrojtëse për t’i ruajtur nga COVID-19.

Por kjo kategori që përfiton nga liria duhet të ketë kujdes për zbatimin e disa masave. Nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Dhe pas orës 11:00 do të duhet të rikthehen në shtëpi.

Dita e shtunë ishte e pensionistëve, të cilët duke respektuar rregullat, me maska e doreza dhe dy e nga dy kanë dalë nga shtëpia e kanë shijuar edhe ata diellin e kanë ecur në këmbë.