Pandemia Covid-19 ka anuluar ministerialin e NATO-s në Tiranë, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 17 dhe 18 qershor.

Bëhet e ditur se Ministeriali i NATO-s pritet të zhvillohet ‘online’ në Bruksel në ditët e ardhshme, ashtu siç po zhvillohen mbledhjet dhe konferencat e rëndësishme në mbarë botën.

Ministeriali i vendeve anëtare të NATO-s ishte mbajtur në Bruksel dhe për herë të parë do zhvillohet në Shqipëri.

Vendimi për zhvillimin e Ministerialit të NATO-s iu komunikua ministres së Mbrojtjes, Xhaçka më 13 shkurt.