Në fondet e Bibliotekës Kombëtare Austriake ndodhet një kolazh interesant harte dhe akuarelesh: “1861. Nga Viena në Korfuz: harta e rajoneve të përshkuara nga Perandorja Elizabeta (Elisabeth) e Austrisë dhe Mbretëreshë e Hungarisë [ose Sisi (1837-1898)]”.
Burimi ka këtë shënim intrigues: “Bregdeti mesdhetar nga Durrësi deri në Korfuz, me pamje të vogla akuarelesh të Korfuzit, vilës Monrepos afër Korfuzit, parkut të vilës dhe një portreti të Perandores” [gjermanisht: Mittelmeerküste von Durazzo (Durrës) bis Korfu, mit kleinen aquarellierten Ansichten von Korfu, der Villa Monrepos bei Korfu, dem Park der Villa, und einem Bild der Kaiserin].
Nisur nga ky shënim, mund të hamendësohet se Perandorja e famshme Sisi, ka qëndruar dhe në Durrës apo mund të ketë shkuar deri në Sarandë, që ndodhet përballë Korfuzit, ku ajo ka banuar për një vit.
Unë nuk jam ekspert, nuk e di saktësisht. Veç kësaj, nuk kam mundësi fizike dhe financiare. Prandaj janë historianët, që mund të “gërmojnë” në arkivat austriake.
/Thanas Mustaqi





