Një kryebashkiake e Teksasit është detyruar të kërkojë falje pasi ka thyer rregullat e karantinës për të rregulluar thonjtë në një sallon bukurie.

Bëhet fjalë për Becky Ames e cila u fotografua duke mbajtur një maskë teksa bënte thonjtë në një sallon në Beaumont të martën, shkruan Daily Mail.

Zyra e Avokatisë së Qarkut tha të enjten se po heton se si ajo doli dhe madje vizitoi këtë sallon, kur ato janë ndër bizneset e urdhëruara nga vetë Ames që të mbyllen pas izolimit që u njoftua më 27 mars në mes të pandemisë nga koronavirusi.

Shkelja e kufizimit dënohet me gjobë deri në 2,000 dollarë.

Kryebashkiakja e Beaumont, Ames kishte thënë të martën se ajo nuk shkel urdhrin e izolimit e më pas kërkoi falje për veprimet e saj të enjten.

Pas fotografisë që qarkullonte në rrjetet sociale, Ames tha që ajo nuk po bënte manikyr, por thjesht po hiqte thonjtë artificialë.