Në një lidhje live për “News24”, mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka habitur teksa deklaroi se do donte të ishte pozitiv me COVID-19.
Mjeku Pipero ka treguar se ka kryer testin dhe se përgjigja e tij doli negativ.
“Po, e kam bërë testin, jam negativ akoma, por do doja të isha pozitiv të kisha rënë në kontakt me koronavirusin,”– tha Pipero i cili prej afro dy muajsh është në vijën e parë të frontit në luftën me koronavirusin.





