Gjatë 24 orëve të fundit, në qarkun e Durrësit janë marrë masa administrative për 81 këmbësorë.
Mësohet se qytetarët kanë thyer karantinën duke lëvizur pa autorizim dhe pa arsye ndaj edhe janë gjobitur me 100 mijë lekë të vjetra.
Forcat blu kanë marrë masa edhe për 6 drejtues automjetesh të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e karantinimit duke qarkulluar të paautorizuar.
Brenda 24 orëve të fundit, nuk ka patur asnjë biznes të gjobitur për shkelje të masave kundër përhapjes së COVID-19.
Kujtojmë që çdo individ para se të dalë nga shtëpia duhet të aplikojë në E-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike.
Shërbimet e Policisë nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga E-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre.





