Pensionistët e Durrësit që kanë shijuar për herë të dytë pak orë lirie shpresojnë se masat ndaj tyre do të zbuten më shumë javën e ardhshme.

Ata thonë se pandemia ka qenë mjaft e zbutur për gjithë këto javë dhe kjo solli edhe liri-daljen e tyre.

Mijëra pensionistë të qytetit ju gëzuan pa masë shëtitjeve ditën e sotme. Ata shëtitën të lirë në qytet dhe kryesisht në zonën e Brrylit në Durrës përgjatë Sfinksit.

“Morëm içik frymë, ajër të pastër se mbetëm brenda”, thotë një çfit ndërsa tregon se gjatë kësaj periudhë nuk kanë dalë fare vetëm te dyqani poshtë pallatit sa për të bërë blerjet e nevojshme.

K.H.