Banka Amerikane e Investimeve ka dhuruar respiratorë për Ministrinë e Shëndetësisë në luftën kundër COVID-19 në Shqipëri.
Lajmin e ka dhënë ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës ku shkruan:
“Faleminderit Bankës Amerikane të Investimeve për dhurimin e respiratorëve për Ministria e Shëndetësisë. Është shumë mirë të shohësh një kompani amerikane që kontribuon në luftën kundër COVID-19 në Shqipëri – një tjetër shembull i solidaritetit amerikano-shqiptar dhe e përgjegjësisë sociale të biznesit”. Ambasadorja Yuri Kim





