Moti në vendin tonë sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Sipas Meteoalb, moti i kthjellët dhe rritja e temperaturës do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.
Temperatura do të pësojë një rritje të lehtë ku do të variojë: në zonat malore, nga 03ºC në 16ºC, në zonat e ulëta nga 09ºC në 23ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 24ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 2 ballë.





