Prej afro 2 muajsh mjeku Pëllumb Pipero ka qenë pjesë e mediave, duke dhënë përgjigjie apo këshilla për qytetarët në këtë situatë të vështirë që ndodhemi për shkak të përhapjes së COVID-19.

Sot mjeku mjeku Pipero ka festuar ditëlindjen dhe ka marrë një surprizë pranë spitalit Infektiv.  Ai shfaqet me dy tufa me lule në duar, teksa mban dhe një çantë të vogël me një dhuratë.

Mjeku i mirënjohur pranë shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, së bashku me kolegët e tij ndodhen në vijën e parë duke luftuar COVID-19.