Policia e Durrësit ka nisur kontrollin masiv të mjeteve dhe qytetarëve të cilët kanë dalë në rrugë ditën e sotme.
Një dron i policisë inspektonte nga lart të gjitha lëvizjet e qytetarëve të Durrësit në qendër. Me dron policia iu bënte thirrje qytetarëve që të mos dalin nga banesat dhe të aplikojnë tek e- Albania, për të marrë lejen e duhur për të dalë jashtë shtëpive.
Pas një jave me shi, dita e sotme që përkon në prag fundjave, ka ardhur me diell dhe qytetarët kanë dalë në masë jashtë banesave të tyre. Shumë prej tyre janë në dilemë pasi ende nuk kanë njoftim nëse do do të kryhet dalja e tyre gjatë dy ditëve të fundit të javës, pasi izolimi i tyre duhet të lajmërohet më herët për të bërë edhe furnizmiet e duhura me produktet e nevojshme ushqimore dhe sanitare.
Nëse këtë të shtunë e të diel nuk do të ketë izolim total, kjo do të jetë edhe fundjava e parë që lirohen masat shtrënguese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
K.H.





