Muaji i shenjtë i Ramazanit është caktuar të fillojë në fund të kësaj jave. Gjatë Ramazanit, besmtarët myslimanë në mbarë botën agjërojnë për një muaj të plotë hënor.
Agjërimi fillon në syfyr pak para agimit dhe prishet në perëndimin e diellit (iftari). Këtë vit në Shqipëri dhe Kosovë syfyri në ditën e parë do të jetë në orën 3:50 ndërsa iftari në orën 19:35.
Duke qenë se dielli lind dhe perëndon pak më herët (ose pak më vonë) çdo ditë, orët e agjërimit në Ramazan ndryshojnë me disa minuta gjatë gjithë muajit. Deri në fund të muajit, dita do të jetë pak më e gjatë se në fillim në disa vende, dhe më e shkurtër në të tjera.
Al Jazeera sjell numrin e orëve të agjërimit në qytete të ndryshme nëpër botë, përcjell Telegrafi.
- – Nuuk, Greenland: 20 orë
- – Oslo, Norvegji: 20 orë
- – Helsinki, Finlandë: 20 orë
- – Stockholm, Suedi: 19 orë
- – Berlin, Gjermani: 19 orë
- – Kalgary, Kanada: 19 orë
- – Kopenhagen, Danimarkë: 18.5 orë
- – Varshavë, Poloni: 18.5 orë
- – Londër, MB: 18.5 orë
- – Astana, Kazakistan: 18.5 orë
- – Bruksel, Belgjikë: 18 orë
- – Cyrih, Zvicër: 18 orë
- – Bukuresht, Rumania: 17.5 orë
- – Moskë, Rusi: 17 orë
- – Paris, Francë: 17 orë
- – Romë, Itali: 17 orë
- – Kabul, Afganistan: 17 orë
- – Madrid, Spanjë: 16.5 orë
- – Lisbonë, Portugali: 16.5 orë
- – Athinë, Greqi: 16.5 orë
- – Pekin, Kinë: 16.5 orë
- – New York City, SHBA: 16.5 orë
- – Pyongyang, Koreja e Veriut: 16.5 orë
- – Ankara, Turqi: 16.5 orë
- – Tokio, Japoni: 16 orë
- – Rabat, Marok: 16 orë
- – Islamabad, Pakistan: 16 orë
- – Teheran, Iran: 16 orë
- – Bagdad, Irak: 16 orë
- – Bejrut, Liban: 16 orë
- – Aleppo, Siri: 16 orë
- – Kajro, Egjipt: 15.5 orë
- – Jerusalem, Palestinë: 15.5 orë
- – Kuwait City, Kuwait: 15.5 orë
- – Gaza, Palestinë: 15.5 orë
- – New Delhi, Indi: 15 orë
- – Kowloon, Hong Kong: 15 orë
- – Dhaka, Bangladesh: 15 orë
- – Muscat, Oman: 15 orë
- – Riad, Arabia Saudite: 15 orë
- – Doha, Katar: 15 orë
- – Dubai, EBA: 15 orë
- – Khartoum, Sudan: 14.5 orë
- – Aden, Jemen: 14 orë
- – Dessye, Etiopia: 14 orë
- – Colombo, Shri Lanka: 14 orë
- – Bangkok, Tajlandë: 14 orë
- – Kuala Lumpur, Malajzia: 13.5 orë
- – Novena, Singapor: 13.5 orë
- – Luanda, Angola: 13 orë
- – Xhakarta, Indonezi: 13 orë
- – Nairobi, Keni: 13 orë
- – Brasilia, Brazil: 12.5 orë
- – Harare, Zimbabve: 12.5 orë
- – Pretoria, Afrika e Jugut: 12 orë
- – Auckland, Zelanda e Re: 11.5 orë
- – Mendoza, Argjentinë: 11.5 orë
- – Cape Town, Afrika e Jugut: 11.5 orë
- – Canberra, Australi: 11.5 orë
- – Punta Arenas, Kili: 11.5 orë





