Policia e Kosovës në vijim të zbatimit të planit për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit ka ndaluar në 24 orët e fundit 31 persona që nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes.

Kosova ka vendosur masa të reja të qarkullimit, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Bazuar në masat e vendosrua nga Minisitria e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Në Kosovë aktualisht janë gjithsej 449 të infektuar me koronavirus, 11 viktima dhe 79 të shëruar.