Një tigër 4-vjeçar ka rezultuar pozitiv me koronavirus në kopshtin zoologjik Bronx në New York të SHBA-së.

Tigri i seksit femër me emrin Nadia, është një nga 6 tigrat e koopshtit zoologjik dhe dyshohet se u infektua nga një punëtor i këtij kopshti zoologjik,  i cili ishte i infektuar por nuk kishte simptoma të sëmundjes.

Lajmin e japin sot mediet e huaja, sipas të cilave tigri, shfaqi simptoma më 27 mars dhe gjendja paraqitet e mirë. Kopshti Zoologjik i Bronx është mbyllur që nga 16 marsi si pjesë e masave për adresimin e koronavirusit.

Sipas Associated Press, lajmi ngre pyetje të reja në lidhje me transmetimin e koronavirusit te kafshët.

“Deri më tani nuk ka asnjë provë që kafshët mund të përhapin virusin te njerëzit ose se ato mund të jenë një burim infeksioni në Shtetet e Bashkuara”, tha një zëdhënës i Departamentit të Bujqësisë në SHBA.