Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qindra familje të tjera kanë marrë ndihma ushqimore dhe barna, në një kohë kur vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19.
Ai iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të kenë durim dhe besim.
“12,749 FAMILJE TË TJERA U SHËRBYEN DJE ME NDIHMË USHQIMORE DHE 1328 ME BARNA MJEKËSORE
DURIM, BESIM DHE DURIM PËRSËRI”, shkruan Rama.





