Greta Koçi ishte pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dhe u shkëput për disa vite nga muzika. Ia doli që të rikthehej fuqishëm në treg me hitin “Mas miri” në bashkëpunim me Gold AG.
Por a do ketë ndonjë pauzë tjetër për tu bërë sërish pjesë e strukturave të PD-së? Greta e tregoi këtë në intervistën për “Mos i fol shoferit” në Ora News .
"Nuk e kam menduar momentalisht. Mendova që jam në moshë, në fuqi për të dhënë shumë. Më ndihmoi Zoti sepse menjëherë pas shkëputjes nga PD-ja, unë realizova këngën “Mas miri” me Gold AG që u kthye në mega hit, është fakt ndonjëherë. Pas katër vitesh pauzë dhe të kthehesh në muzikë, në një treg që është bërë mish mash, është e vështirë të shkëlqesh. Është e cuditshme, por më ndihmoi fati në atë kohë. Nuk e di nëse do kthehem, nuk e kam menduar, por ruaj raporte dhe kontakte, që nga drejtuesit deri tek anëtarët e thjeshtë."





