Loja me pyetje ka hapur mjaft debate brenda shtëpisë mes banorëve.
Shumica e pyetjeve që janë thënë deri tani kanë qenë mjaft pikante, ku disa nga banorët kanë vendosur edhe të mos përgjigjen.
E tillë ishte pyetja që iu drejtua Ilnisës, nëse ajo do të kryente marrëdhënie seksuale me Meritonin për të mbërritur në finale.
Egla: A do bëje s*ks për të shkuar në finale?
Ilnisa: Refuzoj në mënyrë kategorike të përgjigjem për llojin dhe nivelin e pyetjes. Është skandaloze dhe e mjerë situata ku jemi këtu bashkë dhe është e mjerë mënyra se si mendoni.
Meritoni nga ana tjetër çohet nga divani dhe thotë se do ta lërë lojën pasi këto pyetje i duken shumë të tepruara.