Moti për ditën e premte në pjesën e parë të ditës pritet të jetë me vransira dhe kthjellime në Veri dhe zonat qendrore.

Vranësira të shpeshta dhe shira të dobëta do të ketë në Juglindje të vendit. Pasdita fuqizon me tej vranësirat duke sjellë rrebeshe të shkurtra në zonat jugore dhe juglindore, si edhe shira të papërfillshme në zona qendrore.

Temperaturat e ajrit vijojnë pa ndryshime të ndjeshme në mëngjes dhe gjatë mesditës duke ruajtur maksimumin vendor prej 31 – 32°C.

Era do vijojë e lehtë në tokë, por mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior, ndërsa në det do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Moti në fundjavë

A do të jetë i favorshëm moti për plazh këtë fundjavë? Sipas "MeteoAlb", nga Durrësi e deri në Sarandë, moti parashikohet me kushtet më të përshtatshme në krahasim me gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë, pra të gjithë ata që kanë bërë plane për të kaluar fundjavën në plazh, të mos i anullojnë ato.