Vite më parë Bleona Qereti, paralajmëroi se do të publikonte një libër që tregonte për jetën e saj. Gjithashtu këngëtarja shqiptare që jeton në SHBA tha se brenda tij do të kishte disa emra që do të surprizonin shumë publikun.
Ditën e djeshme, Bleona ka publikuar në ‘Instagram’ një foto përmes të cilës ka dhënë lajmin se shumë shpejt do të dalë edhe libri i shumëpërfolur.
“Shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time, për të cilin të gjithë ju keni pritur kaq gjatë, është më në fund në rrugën e tij.
Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës sime, dhe të tregoj anën time të historisë. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të ‘mbahen në vendin e tyre’, dhe çfarë do të thotë për ta ‘Jo’, dhe refuzojnë të marrin ‘jo’-në si një përgjigje.
Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta!’, ka shkruar Belona.
Pas këtyre fjalëve është e sigurt që ky libër do të shkaktojë shumë reagime, megjithatë deri atëherë na duhet të presim dhe të zbulojmë çdo sekret të Bleonës.





