Moderatorja e njohur e Digitalb është bërë këtë herë pjesë e rubrikës “60 sekonda” në Prive, ku është përballur me disa pyetje pikante. Aktrimi dhe prezantimi, dy fushat në të cilat Jonida ka fituar siguri me kalimin e viteve, tashmë i janë bërë të pandashme dhe nëse do t’i duhej të zgjidhte në këtë moment të jetës, nuk do t’ia dilte dot.
Por mes pyetjeve për karrierën dhe të tjerave personale, moderatorja e “Thurje” tregon edhe armën e fortë, sakrificat që do të bënte për miqtë, marrëdhënien me paranë, si dhe ҫfarë nuk mund të bënte për hatër të dashurisë. E pyetur nëse do të mundte të dilte nudo në qytet për hatër të dashurisë, Jonida përgjigjet duke qeshur: “Jooooo”
Ndiqni videon e mëposhtme për të mësuar më shumë jashtë Jonidës së ekranit. A mjaftojnë 60 sekonda për të kryer marrëdhënie seksuale?