Moderatorja Fjoralba Ponari ka zbuluar se do e falte tradhtinë nëse në mes do të kishte edhe fëmijë, por kurrë nuk do ta vazhdonte dot lidhjen me të njëjtin person.

Në një postim në Instagram, Fjoralba thotë se kur në mes të një çifti ka fëmijë, je e detyruar që ta falësh, por rrugët e të dyve do të ishin të ndara nga ai çast.

Moderatorja shton se nuk do mund ta pranonte dot zhvlerësimin e cënimin të asaj ç’ka përfaqëson si njeri kur të kuptonte se njeriu me të cili ka zgjedhur të ndajë jetën, po e tradhëton.

Për ta falur do ta falja, aq më tepër nëse në mes do të kishte fëmijë, por nuk do të mundesha kurrë të vazhdoja me të. Kjo sepse unë kam punuar shumë me veten. Ta dua, ta respektoj, ta vlerësoj njeriun që jam sot dhe nuk do mundesha të përtypja një zhvlerësim/cënim të asaj që jam e përfaqësoj si njeri, aq më tepër nga ai me të cilin unë kam zgjedhur të ndaj ëndrrat e projektimet e së ardhmes sime. Joshja e tundimi, na rrotullohet të gjithëve, pa dallim gjinore, ama në logjikën time tradhtia është proces që ti ja lejon vetes të ndodhë,”- ka shkruar moderatorja.