Pas dorëheqjes së Tahirit, i cili sot deklaroi dorëzimin e mandatit të deputetit, në listën vijuese mandati i deputetit pritet që t’i kalojë Spartak Brahos. Në një prononcim për “News 24”, Braho ka theksuar se ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë.
“Jam në pritje që KQZ të shpallë vakancën. Nuk kam vendosur nëse do të pranoj”, u shpreh ai.
Kujtojmë që Braho ka qenë deputeti i LSI-së nga viti 2013 deri në vitin 2017, ndërsa tani është këshilltar i kryeministrit Rama.
Nëse Spartak Braho nuk e pranon mandatin, deputeti më i ri në Kuvend pritet që të jetë kryetari i FRESSH, Eljo Hysko.
Lista e PS-së në zgjedhjet e 2017-s
- Elona Gjebreja
- Besnik Bare
- Olta Xhaçka
- Blerina Gjylameti
- Pandeli Majko
- Saimir Tahiri
- Vasilika Hysi
- Ervin Bushati
- Ogerta Manasterliu
- Fatmir Xhafaj
- Rakip Suli
- Arben Ahmetaj
- Xhemal Qefalia
- Sadri Abazi
- Ulsi Manja
- Klotilda Ferati
- Sadi Vorpsi
- Arben Pëllumbi
- Spartak Braho
- Elio Hysko
- Milena Harito
- Silva Çepe
- Danja Obdari
- Juliana Hoxha
- Arben Seferi
- Blerina Doracaj
- Irma Shtini
- Besa Spaho
- Granit Gërxhalliu
- Shpëtim Leskaj
- Hazbi Arapi
- Dritan Meta
- Klevis Jahja
- Gerta Lubonja
- Ruilda Lita
- Shpati Kolgega
- Arben Meçaj





