Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Opinion” se tashmë kanë një plan paraprak për të përcaktuar strategjitë e hapjes së vendit, mbi bazë të disa ndarjeve të aktiviteteve në bazë të rrezikshmërisë që paraqesin.
Pasi listoi aktivitetet me rrisk të ulët, ku përmendi kryesisht shitjet me pakicë, Rama listoi më tej edhe aktivitetet me rrisk të mesëm dhe të lartë, të cilët do të presin më gjatë për hapjen.
Rama: E vetmja pikë ku ka debat janë estetikat. Për estetikat është i ndarë gupi i punës nëse janë rrezik i madh ose i mesëm. Iu kërkoj ndjesë të gjitha atyre grave që janë në ankthin e mosndërhyrjes në pamjen e jashtme prej 40 e ca ditësh, unë anoj nga rreziku i mesëm.





