Moderatorja e ka pyetur në një lidhje të drejtpërdrejt deputetin e Partisë demokratike, Oerd Bylyklbashin nëse do të kandidonte në qytetin e Durrësit në pjesën e 2/3 –ës së listës zgjedhore.
Pra thënë më qartë, do të zgjidhte të garontë në 1/3 e listës zgjedhore e cila në përbërje ka kandidatët e zgjedhur nga kryetari i partisë, apo në pjesën e 2/3-ës së listës, mes atyre që do të duhet të luftojnë realisht për fitore.
Në përgjigjen e tij deputeti ka shprehur preferencën e tij për të garuar në një system mazhoritar, si ai i 2005-ës dhe gjithashtu ka deklaruar se do t’i përgjigjet çdo vendimi të dhënë nga Partia Demokratike.
Pjesë nga emisioni:
Moderatorja: Z.Bylykbashi ju do ishit i gatshëm të ishit pjesë tek lista e hapur si kandidat për Durrësin, pjesë e dy të tretës dhe jo tek 1/3 e listës që është e mbyllur?
Bylykbashi: Unë do t’i përgjigjem çdo lloj vendimi të Partisë Demokratike. Unë vetë preferoj ,përballë një liste të hapur ose një sistemi si ai i vitit 2005, që garohej në sistemi mazhoritar, zgjedh sistemin mazhoritar. Pra të garoj kundër kundërshtarit tim politik, jo kundër kolegut tim , se kush ti marrë mandatin kujt.