Politikani i njohur Dashamir Shehi, i cili kohët e fundit është përfolur si kandidaturë e mundshme për kryetar bashkie në Tiranë tha se ende nuk është diskutuar me emra.

Përballë gazetares Beti Njuma, Shehi u shpreh se opozita e ka kohën për të gjetur një kandidaturë për në zgjedhjet lokale të 2019 për kryetar bashkie në Tiranë.

Pjesë nga intervista

Beti Njuma: Herë pas herë gjatë këtyre muajve të fundit kam dëgjuar të artikulohet emri juaj për kandidat të mundshëm për kryetar bashkie i Tiranës, ju do të ishit i gatshëm?

Dashamir Shehi: Ne njëherë do vendosim a do futemi në zgjidhje me këtë zotëri

Beti Njuma: Nuk kam pikë dyshimi, do gjendet një marrëveshje si ajo e majit Rama-Basha…

Dashamir Shehi: Unë uroj që mos ketë më të tilla marrëveshje. Uroj që politika të jetë transparente, të bëhet sipër tavolinës dhe shpresoj që opozita ka kohën e mjaftueshme për ta gjetur atë rrugën e vetë dhe besoj se po i afrohemi. Pastaj do ta gjejmë një siç e kemi gjetur gjithnjë.