Gazmend Oketa, Julian Deda dhe Red Varaku janë të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të vaksinuarit” në “FaxNews”, ku ndër të tjera u pyetën edhe për planet e tyre për kandidimin në 2 bashkitë e qarkut Durrës, Durrës dhe Shijak dhe për Shkodrën.

Moderatori, Aulon Kalaja: A jeni i gatshëm të garoni për bashkinë e Durrësit?

Oketa: Mos kini asnjë pikëpyetje, në asnjë rast nuk do jem kandidat në këto zgjedhje sepse unë nuk dua personalisht.

Moderatori, Aulon Kalaja: A do kandidoni për Shkodrën?

Aktori dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Julian Deda: Nëse do duan demokratët jam i gatshëm të shkoj edhe në hënë, kjo as nuk diskutohet.

Kalaja: A jeni i gatshëm të kandidoni për bashkinë e Shijakut?

Anëtar i Këshillit Kombëtar dhe kryetar i komanduar i PD në Shijak, Red Varaku: Unë kam prej 96 në partinë Demorkatike, jam i gatshëm kudo që të më dërgojnë. Në Shijak PD është e tronditur nga ajo që ka parë. Njerëzit janë hezitues shumë ndaj asaj që është krijuar. Presin të shohin në të ardhmen nëse do ketë një rikthim të PD. Por janë shumë hezitues. Janë shumë të prirur ndaj faktit që kush e ka vulën e PD.