Koreografia dhe elementë të tjerë janë pjesë përbërëse të një kënge.

Këngëtarja karizmatike, Aurela Gaçe, ka ndarë disa detaje plot humor rreth klipit të këngës së fundit që ka publikuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur tregon se sa të vështirë e pati të gjente modelin apo aktorin për klipin e këngës “Në të zënça”.

Ndër të tjera Aurela tregon se kur ka takuar rastësisht aktoren e humorit Delina Dishën, i është kujtuar se bashkëshorti i saj mund të ishte personazhi i duhur për klipin.

Madje këngëtarja tregon edhe batutat mes saj dhe aktores së humorit.

“Isha në kërkim të një modeli&aktori për klipin e ri. Isha në hall.

O i gjeja shumë të rinj, o shumë të ëmbël, o shumë portrete tip mafie (s’më shkonin me këngën) e, s’po gjeja atë që ne e quajmë “Danoç” që e do gjithë lagja përshembull.

Takoj rastësisht Delina Dishën edhe pap- pap mendimi i parë që më erdhi….uuuuu burri i Delit është fiks edhe u hodha në sulm.

I them: A do ma japësh një çikë burrin?

Ajo që e njeh humorin tim, plus dihet që është “nona” me rolet e saj, direkt ma hodhi batutën:

-Ta lë moj çupë, ta lë, po se mos e bën rrugë”- shkruan Gaçe.