Kushedi se çfarë do t’i ndodhtë Pol Pogba apo Raxha Naingolan po të shkonin të luanin në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Si fillim, do t’u duhej të hiqnin dorë nga pamja e tyre ekstravagante, me flokë të lyer apo modele të çuditshme.Kështu po ndodh këto ditë me Gian Asamoah, sulmuesin e Al-Alhi. Sipas BBC, sulmuesi ganez, i cili është dhënë huazim nga Shangai SIPG, është akuzuar nga Federata e Futbollit të Emirateve se ka një model flokësh “jo etik”.
Të njëjtin fat kanë pësuar edhe 45 futbollistë të tjerë të kampionatit, të cilëve u është dërguar një letër zyrtare duke u kërkuar që të përputhen me rregulloret etike, pasi prerja e flokëve të tyre nuk përfaqëson vlerat e Islamit.Tashmë mbetet të shihet si do të reagojë futbollisti ndaj kësaj kërkese të veçantë. Por nëse dëshiron të vazhdojë të fitojë milionat e dollarëve që sigurohen në këtë kampionat, duhet të fillojë të mendojë si t’i bëjë flokët sa më parë si Çavi Hernandez i cili jo vetëm që nuk e shqetëson kush për çështje të tilla, por se fundmi edhe ka rinovuar kontratën e tij me Al Sad në Katar.