Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në emisionin "Opinion" se nuk ekziston një projekt për të ndërtuar një kullë në ndërtesën e Teatrit Kombëtar.

Rama tha se do të ketë një Teatër të ri Kombëtar.

Kreu i qeverisë, bëri me dije se kjo është një pjesë e një historie të 20 viteve më parë. Sipas tij, 20 vite më parë kishte shumë protagonist dhe pjesë e këtij makthi, 20 më pas janë shfaqur të tjerë me këtë makth.

Kryeministri sqaroi se puna nuk qendron tek godina, por godina është një çengel që tërheq të tjera fijesh shqetësimesh dhe fustracionesh që bëjnë për të jetuar në një pellg shumë të ndenjur.