Vetëm gjatë 4 ditëve të fundit, në Islandë ka patur mbi 500 lëkundje tërmeti, duke bërë që ekspertët të besojnë se një shpërthim vullkanik është i pashmangshëm.
Një seri prej 40 tërmetesh të lehta ndodhën në verilindje të malit Fagradalsfjall, 2 ditë më parë.
Sipas “The Independent”, shpërthimet vullkanike në Islandë ndodhin çdo 3 deri në 7 vite.
Reja e hirit nga shpërthimi i vullkanit në malin Eyjafjallajökull shkaktoi mjaft probleme për fluturimet e avionëve nëpër Europë për 3 muaj me radhë.
Shpërthimi ndodhi në 2010 -ën, pra 7 vite më parë.
Kjo ka rritur shqetësimin se një shpërthim i mundshëm vullkanik, mund të jetë pranë.
Ndërkohë, zyra Meteorologjike e Islandës nuk beson se një shpërthim masiv vullkanik do të ndodhë, pasi shprehet se aktiviteti aktual sizmik është normal për një rajon aktiv.