Lionel Mesi u frustrua me arbitrin Joe Dickerson pas barazimit që Inter Majemi mori në transfertën me San Jose Earthquakes.

8 herë fituesi i “Topit të Artë” u tërbua me vendimin e gjyqtarit për të mos i dhënë një goditje dënimi jashtë zonës. Gjyqtari nuk po i pranoi asnjë nga protestat e tij dhe menjëherë i tregoi kartonin e verdhë. Por ylli argjentinas iu kthye sërish duke protestuar, me Dickerson që i tha: “A do që të të përjashtoj? Largohu!”.

Më pas Mesi u ndalua nga anëtarët e stafit të trajnerëve të San Jose Earthquakes, me trajnerin e Earthquakes, Bruce Arena.