Donika Prela i është drejtuar përmes një shkrese Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përmes së cilës kërkon caktimin e saj në Prokurorinë e Përgjithshme.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se shkresa është depozituar në KLP në ditët e para të tetorit, fakt që është konfirmuar edhe nga vetë ky institucion shkruan BalkanWeb.

Aktualisht Donika Prela është drejtuese e komanduar e prokurorisë për Krime të Rënda, por me krijimin e SPAK, ky organ shkrihet, ç'ka për Prelën do të thotë rikthim në Prokurorinë e Durrësit, aty edhe ku ajo ka emërimin.

Mësohet sakaq se kërkesa po shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës e më pas KLP do të dalë me një vendim.