Përballë gazetarëve presidenti Meta u shpreh edhe për dekretimin e e datës së zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale, duke thënë se do të veprojë sipas kushtetutës dhe jo sipas logjikës së ngjarjeve.  

“Mendoj që përgjigja është e qartë se presidenti do të veprojë në raport me Kushtetutën, jo si ai do të donte të vepronte me logjikën normale të ngjarjeve apo të zhvillimeve. 

E kam thënë se për mua zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore duhet të ishin mbajtur dje, por unë do të përmbush detyrimet e mia ligjore dhe kushtetuese. Kjo çështje u përket palëve të tjera të interesuara.  

Nuk kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e zgjedhjeve të fundit vendore, megjithatë, nëse të gjitha palët do të arrinin në një marrëveshje politike gjithëpërfshirëse dhe do të mbështetej edhe nga komuniteti ndërkombëtar, dhe do të ishte e pakritikueshme, nuk do të përpiqesha të bëhesha bllokues thjesht për arsye të këtij qëndrimi mjaft të qartë e parimor”.