Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të Asamblesë së PS-së, Kryeministri Edi Rama ka mohuar zërat se do të kandidojë ish-kreun e PS-së, Fatos Nano, për deputet.

I pyetur rreth kësaj, Rama e konsideroi “lajm pa lidhje”, ndërsa shtoi se Nano është lideri historik i PS dhe nuk ka nevojë të kandidojë.

Ai shtoi se Nano ka “dhënë shumë për PS dhe tani jep këshillat e tij kur ja kërkoj”.

“Fatos Nano nuk ka nevojë të kandidojë, është lideri historik i PS, ka dhënë shumë për këtë parti tani jep me zemërgjerësi këshillat e tij kur ja kërkoj, siç do ta bëj edhe unë kur të mos jem më. Nuk ka nevojë për audiencë për lajme të tilla pa lidhje”, tha ai.