Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix”, në Report tv, është pyetur nga moderatori nëse do ta kandidojë sërish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, për një mandat të katërt.
“Strukturat e PS-së do të diskutojnë lidhur me kandidaturat në të gjithë vendin. Përderisa nuk kam folur për asnjë, nuk do flas as për Dakon”,- u shpreh në mënyrë lakonike Rama.
Pak javë më parë, i pyetur për këtë temë, Dako u shpreh se nuk ndihej i lodhur, por mund ta shihte veten edhe në një post tjetër.





