Presidenti Ilir Meta nga Reparti Zjarrfikës i Bashkisë Tiranë, ku efektivë të këtij reparti iu bashkuan nismës për dhurimin e gjakut, ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye të paragjykojë vendimet e kuvendit, lidhur me shtyrjen e dekretit për shembjen e teatrit në parlament.

“Kuvendi është sovran për të vendosur në bazë të procedurave e përgjegjësive të veta” iu përgjigj Meta interesit të mediave, ku uroi punë të mbarë deputetëve, me nisjen e legjislaturës së re, ndërsa vuri theksin në bashkëpunimin mes palëve.

Për iniciativën e Partisë Demokratike për Vetting edhe në politikë, Meta tha se shpreson në një bashkëpunim të përbashkët të sfidave me të cilat duhet të përballet politika shqiptare për ta çuar vendin drejt BE-së.